A ka patur një takim të fshehtë Rama-Basha jashtë Shqipërisë? Përgjigjet Berisha

schedule22:01 - 23 Janar, 2020

schedule 22:01 - 23 Janar, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes së gazetari Blendi Fevziu në “Opinion” nëse  ka një marrëveshje të fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës pas paktit për reformën zgjedhore

Lidhur me këtë, Sali Berisha tha: “Ju garantoj, në dijeninë time në mënyrë absolute asnjë marrëveshje! Ju garantoj që jo, në vlerësimin tim dhe në dijeninë tim!”

Po analisti dhe gazetari Lorenc Vangjeli e pyeti ish kryeministri se a kishte dijeni për një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në një vend të BE-së.

Lorenc Vangjeli: Një pyetje konkrete doktor. A keni dijeni ju që Basha dhe Rama janë takuar këtë janar në një shtet mik i Shqipërisë, domethënë jashtë Shqipërisë. Një takim i cili mund të shënojë 6 vjetorin e një marrëdhënie të tyre të veçantë me ulje me ngritje, dashuri dhe urrejtje. Nga shtatori i 2014, po iu flas për janarin e 2020. Në dijeni tuaj dhe pas shpinës tuaj.

Sali Berisha: Lorenc e di ku e kam fjalën unë. Keqardhja ime është se bie viktim e zyrës Fuga. Me të gënjy Fuga ty. Kupton apo jo? Ti mund ta gënjesh 100 herë, po jo ai ty. Të garantoj që jo.

Lorenc Vangjeli: Po sikur nesër ta shikoni në një foto Bashën duke buzëqeshur pas Ramës me të njëjtën buzëqeshjen që ka pasur Trumpin.

Sali Berisha: Nxjerre!

Lorenc Vangjeli: Supozojmë thash…

Sali Berisha: Të viktimizojë Fuga është me të shku njeriu kot.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!