Juventus mposhti 3-1 Romën mbrëmjen e kaluar dhe u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Ronaldo, Bentancur dhe Bonucci shënuan golat e fitores për bardhezinjtë, teksa Danilo pësoi një dëmtim në pjesën e parë.
Mbrojtësi i djathtë u detyrua t’i linte vendin kolumbianit Cuadrados në fundin e pjesës së parë dhe do të qëndrojë disa kohë pushim.
Lojtari i është nënshtruar testeve mjekësore ditën e sotme dhe u zbulua një dëmtim në muskujt e kofshës së djathtë. Pas dhjetë ditësh do të bëhen kontrolle të tjera për të përcaktuar kohën reale të rikuperimit, teksa braziliani do të humbasë disa ndeshje. /abcnews.al


