Në fund të muajit maj irlandezët do të votojnë në referendumin për abortin. Në vend aktualisht nuk lejohet aborti as në rast përdhunimi, apo as dhe kur fetusi paraqet anomali.
Qeveria irlandeze pranoi mbajtjen e një referendum për abortin në fund të muajit maj për të vendosur nëse do të rrwzohet amendamenti i tetë i kushtetutës që e ndalon atë në mbrojtje të jetës së atij që do të lindë. Në Irlandë aborti është i paligjshëm në çfarëdo rrethane, përfshirë këtu rastin e përdhunimit apo anomalitë e fetusit.
Ndalimi i abortit me ligj në vend u bë në 1983-shin deri në 2013-ën kur u bë një lëshim në rast se jeta e nënës ishte në rrezik. Gratë irlandeze që abrotojnë në mënyrë të paligjshme rrezikojnë deri në 14 vjet burg. Por nëse aborti kryhetjashtë vendit atëherë ato nuk dënohen dhe në fakt janë më mijëra gra irlandeze cdo vit, që udhëtojnë jashtë vendit kryesisht në Mbretërinë e bashkuar.
Kur u kthye në një ligj në vitin 1983, ndalimi i abortit u mbështet nga 63 për qind e irlandezëve me anë të një referendum, por prej kohësh opinioni publik ka ndërruar për sa i përket kësaj teme./abcnews.al