Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Informaliteti nuk luftohet me GPS, Papajani: Fiskalizimi do rëndojë bizneset

schedule15:55 - 23 Janar, 2020

schedule 15:55 - 23 Janar, 2020

Informaliteti në Shqipëri nuk luftohet duke pajisur inspektoret me  GPS. Ekspert  të tatimeve sygjerojnë marjen e masave penalizuese për inspektorët që abuzojnë me detyrën dhe rishikim të pagave për punonjësit e ndershëm. Sipas Artur Papajanit informaliteti dhe evazioni në Shqipëri është i lartë dhe ndërmarja e fushatave të herpashershme nuk është zgjidhje.

“Ka një masë shumë të mirë inspektorë tatimesh që duhen stimuluar, por jo duhen përgjuar. Ndërsa ata që abuzojnë ata duhen vënë prapa hekurave, duhen nxjerrë nga sistemi. Pra nuk e quaj si masë që do të sjellë ndikim për mbledhjen e të ardhurave ose qoftë edhe me ngushtësimin e evazionit fiskal. Mbylljen e boshllëqeve për mbledhjen e të ardhurave”, shprehet Papajani.

Papajani thekson se ndryshimi i shpeshtë  i procedurave tatimore  është kthyer në një pengesë për thithjen e investimeve.Ndërsa ky fakt është ngritur shpesh sis shqetësim nga bizneset si shqiptare po ashtu edhe të huaja

Ndërkohë në lidhje me zbatimin e projektit të fiskalizimit  shpehet pesimist. Ish-kreu i tatimeve deklaron se kjo do krijojë kosto për bizneset ndërsa e sheh si të pamundur analizimin e të gjitha të dhënave që do të kalohen në server.

“Kam përshtypjen që do të krijojë shumë probleme qoftë për administratën tatimore, qoftë për biznesin, si nga ana e kostove. Do të rriten kostot edhe për administratën tatimore, por do të ketë kosto të shumë anshme edhe për biznesin që do të duhet ta paguajë atë”, thotë ai.

Fiskalizimi është projekt i cili do të nisë të zbatohet në Shqipëri në shtator dhe synon që  çdo trasaksion ta raportoj në kohë reale në serverin e tatimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!