“Të pamëshirshëm për një tender”, nxënësit e Darëzezës protestojnë: Autobusët si në Afganistan

schedule14:24 - 23 Janar, 2020

schedule 14:24 - 23 Janar, 2020

120 nxënës të fshatit Darëzezë në Fier nuk shkuan në shkollë ndërsa prindërit e tyre protestuan. Shkolla që iu kanë caktuar të ndjekin mësimin në një fshat tjetër është 5 kilometra larg vendbanimit të tyre.

Vendimi për transferim u mor nga Bashkia e Fierit pasi shkolla e tyre është vlerësuar si e dëmtuar nga tërmeti.

Ata nuk po ja dalin dot të shkojnë çdo ditë në shkollën e fshatit Hoxharë për shkak të largësisë, ndërsa prindërit hedhin dyshime të forta për sa kohë që Fieri nuk u prek nga tërmeti.

“Këta po i bëjnë këto qelbësira. Tërmetin e sollën këta se këtu nuk ra tërmet, duan të marrin tendera. Kaq të pamëshirshëm për një copë tender. A ka prokurori këtu apo jo”, shprehet një qytetar.

Bashkia e Fierit që këta fëmijë të mos ndërprisnin mësimin ka vendosur në dispozicion dy autobuzë, por ato janë të amortizuara.

“Autobuzi si në Afganistan, njërit si punojnë frenat 45 minuta e bëjmë rrugën me autobus”.

Këta prindër e nxënës denoncojnë dhe kushtet në shkollën e fshatit fqinj.

“S’ka ngrohje, nuk më shkon nipi në shkollë se më thahet ftohtit”, shprehen ata.

Vendimi për prishjen e shkollës u kundërshtua që në fillim nga banorët duke detyruar bashkinë të heqë dorë nga shembja. Bashkia premtoi se nuk do ta shembë dhe do ta restaurojë godinën dhe prindërit pas dy javësh bojkot dërguan fëmijët në shkollën e fshatit Hoxharë. Por punimet në shkollën e Darëzezës nuk kanë nisur, ndaj prindërit të indinjuar për vonesat e pajustifikuara rinisën protestat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!