Eriksen drejt Interit, Tottenham gjen zëvendësuesin e tij në Milano

schedule13:33 - 23 Janar, 2020

schedule 13:33 - 23 Janar, 2020

Merkato e janarit ka hyrë në ditët e fundit dhe tashmë klubet po mendojnë lëvizjet e fundit. Mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen, ka kohë që flitet për një transferim të Interit. Tranjeri Conte e kërkon me çdo kusht danezin dhe londinezët duket se janë dorëzuar.

Drejtuesit e “Spurs” mesa duket e kanë pranuar ofertën e Interit dhe janë futur menjëherë në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Eriksen. Emri surprizë nga mediat britanike është ai i mesfushorit të Milanit, Hakan Calhanoglu.

Mesfushori turk është jashtë planeve të trajnerit Pioli dhe një aventurë në Premier League do ta tundonte ish-lojtarin e Bayern Leverkusen. Klubi kuqezi kërkon 20 milionë € për kartonin e Hakan dhe londinezët me shumë mundësi nuk do të hezitojnë ti paguajnë, gjithmonë nëse Eriksen largohet. /abcnews.al

 

Hakan Calhanoglu

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!