Edhe Konferenca Episkopale Italiane ka dalë kundër prezantuesit e drejtorit artistik të Festivalit të 70-të të muzikës italiane, Sanremo 2020.
E përditshmja zyrtare e kësaj Konference, gazeta “Avvenire” shkruan mbi deklaratat fyese të Amadeus ndaj grave duke theksuar se “ka momente që bën të mendosh se e ka bërë enkas, pasi Festivali, Sanremo, vlen sa ari.
E në vend që të kërkoj falje, shkruan e përditshmja, Amadeus thotë se e kanë keqkuptuar. “Avvenire” ka kritikuar dhe pjesëmarrjen e reperit Junior Cally në këtë event kaq të rëndësishëm. “I këndon femrës pa respekt e në një videoklip improvizon vrasjen e një gruaje”, shkruan e përditshmja e peshkopëve italianë që e konsideron të gabuar pjesëmarrjen e një këngëtari të tillë në Sanremo./abcnews.al