Projekti i Unazës së Re, Balliu: Prokuroria merret me një recepsionist, asnjë zyrtar i hetuar

schedule20:26 - 22 Janar, 2020

schedule 20:26 - 22 Janar, 2020

Pas publikimit nga BIRN, të një shkrimi ku thuhej se në prag të festave të fundvitit, Prokuroria e Tiranës mbylli pa zhurmë hetimin për skandalin e falsifikimit të tenderit të Unazës së Re, dhe dërgoi në gjykatë si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin – përfaqësuesin në arrati të kompanisë DH Albania, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Sipas Ballit në projektin e Unazës së re u vodhën 40 milion euro, ku në këtë projekt zyrtarë të lartë u kapën në falsifikim, ndërkohë që prokuroria është marrë vetëm me një recepsionist.

Gjithashtu Balliu shkruan se në mega aferën e Unazës së Re nuk u pa asnjë zyrtar i arrestuar, apo i hetuar, por vetëm banorë që protestonin për të drejtat e tyre.

“TALLJE E PAFYTYRË ME HETIMET TEK UNAZA E RE

U vodhën 40 milion euro me një projekt që nuk ekziston.
Një projekt ku të gjithë zyrtarët e lartë janë kapur në falsifikim. Duke filluar me falsifikime në Ministri, në ARRSH dhe çdo segment i qeverisë.
Ndërkohë Prokuroria merret vetëm me një recepsionist.
Asnjë zyrtar i hetuar, asnjë zyrtar i arrestuar, asnjë njeri në burg për mega aferën tek Unaza, por vetëm banorët që protestuan për të drejtat e tyre përfunduan në qeli”, shkruan Balliu.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis balliu, ka qenë një nga personat që ka protestuar bashkë me banorët e Unazës së re, të cilët kundërshtonin prishjen e banesave të tyre sipas një projekti për të cilin u përfol se ishte një aferë korruptive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!