Juventus dhe Inter po garojnë fort mes tyre për fitimin e titullit kampion, teksa edhe “urrejtja” mes tifozëve të dy ekipeve është gjithmonë në nivele të larta. Paolo Bonolis është një prezantues i njohur në Itali dhe ai njihet si një ndër tifozët më të zjarrtë të ekipit zikaltër.
Gjatë një programi të ftuarit në studio i është shtruar pyetja: Është gol apo jo nëse arbitri devijon topin që po shkon drejt portës? Konkurrenti përgjigjet se është gol, por gabon. Bonolis zbulon përgjigjen e vërtetë dhe nuk e kursen batutën dhe “thumbimet” ndaj Juventusit.
“Jo, nuk është gol. Me rregullat e reja të vitit 2019, arbitri nuk konsiderohet më një element i lojës dhe kur topi e godet atë, loja ndërpritet… gjithmonë nëse nuk bëhet fjalë për Juventusin“, thekson Bonolis duke shkaktuar ilaritet në studio. /abcnews.al