VIDEO/ Nxënësit e Peshkopisë si në Mesjetë, marrin dru nga shtëpia për t’u ngrohur

schedule15:40 - 22 Janar, 2020

schedule 15:40 - 22 Janar, 2020

Pamjet që shikoni mund të duken si të shekujve të mëparshëm. Por ato janë të ditës së sotme, në shkollën fillore të qytetit të Peshkopisë. Fëmijët që mësojnë në temperatura deri -11 gradë, nëse nuk marrin dru nga shtëpia mund të ngrijnë në klasë.

Mësuesit nga frika për të pohuar mungesën e furnizimit me dru zjarri apo me kaldajë na mbyllin dyert.

Grupi i xhirimit të ABC News mundi të xhirojë një nga klasat ku nuk kanë sobë me dru dhe ngrohen me reflektor dhe këtë mjet ngrohës mësuam se e kanë blerë vetë fëmijët.

Drejtuesit e Bashkisë kur u informuan për praninë e kameras në ambientet e shkollës dërgon një përfaqësues që na kërkoi të filmonim kaldajën që u ndez dhe çuditërsiht filloi të thotë se në qarkun Dibër ngrohja në shkolla është e garantuar.

“Të gjitha shkollat janë të furnizuara me dru  dhe në shumë shkolla funksionon kaldaja”, thotë Agron Cara drejtor i shërbimeve Bashkia Dibër.

Që kjo kaldajë ndizet çdo ditë nuk të bind për sa kohë fëmijët shkojnë në shkollë me qeset plot me dru për sobën.

Pasi konstatuam këtë problematikë,  më pas mësuam dhe një fakt tjetër që vërteton se në këtë shkollë ngrohje nuk ka. Deputeti i opozitës jashtë parlamentit Xhemal Gjunkshi thotë se dhe orët e mësimit për këtë arsye nuk bëhen të plota.

“Gjatë kësaj periudhë drejtoria e arsimit në Dibër ka reduktuar orët e mësimit”, thotë Gjunkshi.

Në qarkun e Dibrës edhe pse dihet që në dimër temperaturat janë ekstremisht të ftohta, masat për ngrohjen e shkollave nuk janë marrë nga institucionet përgjegjëse./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!