Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Dyshja tashmë nuk fshihen më, dhe aktorja vazhdimisht ka publikuar së fundmi momente nga përditshmëria e tyre.
Ndonëse ishte përfolur, aktorja e zyrtarizoi lidhjen me ish-deputetin pak javë më parë. Ndërkaq, së fundmi çifti ndodhen në Milano. Në një foto të publikuar nga Rudina, ata duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Kujtojmë se Dembacaj i dha fund martesës me Aleksandër Varfajn, me të cilin ka edhe një vajzë pak kohë më parë./abcnews.al