Është mbyllur takimi mes Skënderbeut dhe Partizanit, me “Ujqërit e Dëborës” që kanë fituar me rezultatin 3-2. Të besuarit e Ilir Dajës e panë veten shumë shpejt në disavantazh, pasi Telushi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë që në minutën e tetë.
Broja la skuadrën e Partizanit me 10 futbollistë në minutën e 39-të dhe këtu nisi përmbysja e Skënderbeut. Një autogol nga Bitri çoi shifrat në baraspeshë, ndërsa Krasniqi në sekondat e fundit të fraksionit të parë, kaloi Skënderbeun për herë të parë në avantazh.
Në pjesën e dytë, rastet nuk munguan për asnjërën nga skuadrat, por Partizani kishte mundësinë më të mirë për të barazuar. Çinari fiton penallti dhe Telushi niset për të shënuar sërish, por gabon nga pika e bardhë.
Skënderbeu përfitoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me anë të Bregut, shënoi sërish. Numri 23 i “Ujqërve të Dëborës” shënoi një gol fantastik, ndoshta më i bukuri deri më tani në Superiore. Trashi shkurtoi në 3-2 në sekondat e fundit, por nuk mjaftoi që t’i heqë fitoren Skënderbeut.
Kategoria Superiore, java 18
SKËNDERBEU – PARTIZANI 3-2
Bitri (ag) 43′, Krasniqi 45+1′, Bregu / Telushi (p) 8′, Trashi 90+2′
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Taipi, Elezi, Ndecky, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Ferati, Bardhi, Çinari, Solomon. Trajner: Renaldo Kalari
Gjyqtar: Kridens Meta
Kartonë të verdhë: Pollozhani 7′, Imami 67′ / Telushi 12′, Broja 15′ 39′
Karton i kuq: Broja 39′