Partizani “mbytet” në dy minuta, Skënderbeu përmbys dhe lider në Korçë

schedule17:53 - 21 Janar, 2020

schedule 17:53 - 21 Janar, 2020

Është mbyllur pjesa e parë mes Skënderbeut dhe Partizanit, një pjesë e parë spektakolare. Ishin “Demat e Kuq” ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Telushit. Pollozhani prek një top me dorë brenda zonës dhe penallti për Partizanin.

Mesfushori Telushi tregohet i saktë dhe mposht Koliçin nga pika e bardhë. Në dy minutat e fundit të pjesës së parë, Skënderbeu arrin të përmbysë gjithçka. Fillimisht, ishte një autogol nga Bitri në minutën e 43-të, ndërsa Krasniqi shënoi në sekondat e fundit të pjesës së parë, për t’i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1./abcnews.al

Kategoria Superiore, java 18

SKËNDERBEU – PARTIZANI   2-1
Bitri (ag) 43′, Krasniqi 45+1′ / Telushi (p) 8′

Skënderbeu:  Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Taipi, Elezi, Ndecky, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Ferati, Bardhi, Çinari, Solomon. Trajner: Renaldo Kalari

Gjyqtar: Kridens Meta

Kartonë të verdhë: Pollozhani 7′ / Telushi 12′, Broja 15′ 39′

Karton i kuq: Broja 39′

Festa e “Demave” pas golit të Telushit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!