Kur duhet përkujtuar Kongresi i Lushnjes më 21 apo 28 Janar? Sqaron historiania Duka

schedule16:46 - 21 Janar, 2020

schedule 16:46 - 21 Janar, 2020

Historiania Valentina Duka ishte në studion e Abc News për të folur për 100 vjetorin e parlamentarizmit shqiptar. Kongresi i Lushnjes më 1920 krijoi Senatin, Parlamentin e parë shqiptar, më vonë Këshilli Kombëtar.

Ndërkaq, gjatë bisedës me gazetarin Endri Xhafo, Duka shpjegoi edhe atë që diskutohet shpesh se kur duhet të përkujtohet Kongresi i Lushnjes më 21 apo 28 Janar.

Në 28 filloi zyrtarisht me të gjithë delegatët, por në 21 ishte tentativa e parë për Kongresin e Lushnjes”, u shpreh Duka.

Më tej historiania shpjegon se si u ra dakord që Tirana të zgjidhej kryeqyteti i Shqipërisë.

Shqiptarët në Lushnje vendosën vetë, krijuan Këshillin Kombëtar, prandaj parlamentarizmi lindi në Lushnje. U diskutua se si do të qeverisej Shqipëria. Shqiptarët nuk e lanë pa monarki vendin, në vend të një monarku të vetëm, Shqipëria të qeverisej nga një monarki kolektive.

U bë një debat i madh se kush do ishte kryeqyteti, Vlora, po Durrësi. Mirëpo Vlorën e mbanin akoma italianët, Durrësi kishte qeverinë. Dhe u disktua nga disa politikanë Korça dhe Shkodra se ishin dy qytetet më të emancipuara të kohës, por ishin në ekstremitete. Dhe pastaj midis Elbasanit ata zgjodhën Tiranën. Të gjithë menduan se Tirana një qytet i vogël, ishte favorit. Menduan fillimisht Krujën, por nuk mund të zgjerohej. Pastaj zgjodhën Tiranën një qytet i vogël që mund të kthehej në modern”, tha Duka./abcnews.al