Inter vazhdon afrimet në merkaton e janarit. Pas zyrtarizimit të Ashley Young nga Manchester United, tashmë klubi zikaltër është shumë pranë mesfushorit, Victor Moses. Futbollisti me origjinë nga Nigeria, mbërriti mbrëmjen e djeshme në Milano dhe përfundoi me sukses vizitat mjekësore sot në mëngjes.
Moses këtë sezon është aktivizuar tek Fenerbahce dhe tashmë destinacioni i tij i radhës është Seria A. 29-vjeçari kaloi në formë huazimi në Turqi nga blutë e Chelsea, pasi nuk kishte më një vend titullari për të në formacionin e Lampard.
Këtë herë klubi zikaltër nuk u shfaq shumë në rrjetet sociale për afrimin e Moses, pas problemeve me Politanon dhe Spinazoolën. Deri më tani nuk ka asnjë foto të Victor me fanellën e Inter, edhe pse ditën e djeshme në një hotel në Milano ka firmosur kontratën me drejtuesit intersitë. Tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi dhe prezantimi i tij dhe më pas Moses do të konsiderohet si blerja më e fundit e Inter në këtë merkato. /abcnews.al
Medical Complete for Victor Moses ahead of his move to #Inter pic.twitter.com/79xXtZJ84n
— The European Transfer Zone (@FootballTC2) January 21, 2020