Në Shkodër një furgon është shkrumbuar plotësisht nga flakët. Automjeti ka qenë i parkuar pranë një lavazhi në zonën ku ndodhet edhe pika e kolaudimit të mjeteve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pronari i mjetit është Pjerin Naçaj i cili mësohet të ketë thënë se kishte shkuar në spital për një konsultë për sytë, ndërsa kur është kthyer ka gjetur automjetin në flakë.
“E lashë furonin te lavazhi, shkova në spital sepse kisha një problem me sytë. Pas një orë kur u ktheva e gjets furgonin të djegur dhe zjarrëfikësit. Më pas ka ardhur edhe policia”, tha Naçaj.
Ai gjithashtu ka treguar se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë.
/abcnews.al