Napolitanët në lot, Lorenco Insigne ka një mesazh të madh për tifozët

schedule11:59 - 21 Janar, 2020

schedule 11:59 - 21 Janar, 2020

Napoli nuk është në periudhën e tij më të mirë. Shkarkimi i Ancelottit, problemet mes lojtarëve dhe presidenitit De Laurentis janë disa nga problemet që klubi napolitan ka kaluar këtë sezon. Sikur të mos mjaftonin këto, në fundjavë erdhi dhe humbja e radhës në kampionat. Napoli humbi 1-2 në shtëpi kundër Fiorentinës, duke i dhënë një tjetër goditje tifozëve.

Humbjen e fundit në ‘Sao Paulo’ e përjetoi shumë keq një fëmijë në shkallët e stadiumit, pasi në fundin e takimit ai shpërtheu në lot. Kjo video u bë virale në rrjetet sociale dhe pati shumë reagime, ku nuk mungoi dhe një reagim nga kapiteni napolitan, Lorenco Insigne. Italiani postoi një video në ‘Instagram’, ku ka disa fjalë për tifozin e vogël të Napolit.

”Përshëndetje Mario. Më vjen keq që ti po qaje në fund për rezultatin. Ne të premtojmë se duke filluar nga ndeshja e radhës dhe deri në fund do të zhvillojmë një kampionat më të mirë. Ne të presim sërish në stadium për të buzëqeshur dhe për të festuar së bashku fitoret,” deklaron Insigne në video-mesazhin e tij për Marion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!