Një grabitje ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Bilisht. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për abcnews.al se tre persona të maskuar i kanë marrë punonjësit të një karburanti një sasi të vogël parash duke u zhdukur në errësirën e natës.
Sipas burimeve nga policia rojes së karburantit, pasi e kanë kërcenuar, i kanë vjedhur një sasi lekësh dhe eurosh.
Burime jo zyrtare thane se jane vjedhur rreth 160 mijë lekë dhe 160 euro.
/abcnews.al