Aksioni antidrogë i Policisë së Gjirokastrës i zhvilluar mbrëmjen e djeshme ka çuar në pranga 6 persona. Burime nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se janë vënë në pranga autorët e dyshuar, ndërsa një prej tyre është shpallur në kërkim.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Memaliaj / Informacion
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vasjari”.
Sekuestrohen 103 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe një armë zjarri pistoletë.
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas:
Ramiz Jahaj nga Vlora
Mikel Ziflaj nga Memaliaj
Leonidha Kociaj nga Mallakastra
Sefer Dukaj nga Vlora
Matjana Betaj nga Memaliaj
Ervin Saka nga Vlora
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Stacionit të Policisë Memaliaj, organizuan dhe finalizuan operacionin “Vasjari”, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit :
- , 45 vjeç, banues në Vlorë;
- , 26 vjeç, banues në fshatin Amanikaj, Memaliaj;
- , 55 vjeç, banues në Mallakastër;
- , 30 vjeç, banues në Vlorë;
- , 20 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj dhe
- , 30 vjeç, banues në Memaliaj.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe një shtetas tjetër.
Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar po përpunonin dhe paketonin 103 kg lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me qëllim transportimin në drejtim të qytetit të Vlorës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim./abcnews.al