Në një intervistë për mediat britanike presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se në negociatat me Bashkimin europian për Brexit, do të ishte treguar shumë më I ashpër se kryeministrja Mej
Donald Trump kritikoi kryeministren britanike TerezaMej për mënyrën se si po menaxhon negociatat me Brukselin për daljen e vendit nga Bashkimi Europian. Në një intervistë për mediat britanike presidenti amerikan këmbënguli se do të ishte sjellë shumë më ndryshe po të kishte qenë në vend të May. Më tej ai shtoi se do Bashkimi europian nuk është ashtu si thonë dhe do të ishte shumë i vendosur për të dalë nga BE. Kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se kishte marër dy ftesa për muajt e ardhshëm në Londër. Presidenti Trump nuk është shumë i pëlqyer në Mbretërinë e Bashkuar, ku disa muaj më parë një peticion për t’i ndaluar vizitën në vend, mblodhi më shumë se një million e 800 mijë firma. Në intervistë Trump sqaroi se njëra ftesë ishte për në verë pas samitit të NATO-s në Bruksel në datat 11 dhe 12 korrik dhe një për në muajin tetor, ku do të jetë një vizitë e mirëfilltë stetërore dhe ai do të pritet në Bakingam Palace ku do të takohet me Mbretëreshën, por Dauning Strit nuk ka konfirmuar ende./abcnews.al

