Hilari Klinton ka vënë në lojë presidentin Donald Trump në një video humoristike, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”. Skeçi ku ka marrë pjesë Hillary, është kritikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Hillary Clinton bëri një shfaqje surprizë në një video komedi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, e cila në qendër kishte vënien në lojë të presidentit amerikan Donald Trump. Ish-kandidatja presidenciale bashkë me Cher, Snoop Dogg, Cardi B, John Legend dhe DJ Khaled ishin ndër ata që lexonin fragmente nga “Zjarr dhe Tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump” të Michael Ëolff, libri I cili flet për vitin e parë të Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Në video shikohet drejtuesi I spektaklit “Grammy” James Corden, I cili mban audicione për lexim libri me shpresën që vitin e ardhshëm të fitohet çmimi “albumi më I mirë I shqiptimit të fjalëve”. Fëtyra e Clinton fillimisht ishte e mbuluar nga libri kur u shfaq në ekran në një skeç të regjistruar, por të pranishmit brohoritën pasi ajo uli librin.
70-vjeçarja lexon fjalinë e famshme rreth Trump që pëlqen fast fudët: “Ai kishte një frikë shumë të madhe se mund të burgosej. Një arsye pse ai pëlqen të konsumojë ushqim tek McDonalds. Asnjë nuk e dinte që ai po vinte dhe ushqimi ishte parapregatitur në mënyrë të sigurtë”.
Ndërkohë, lidhur me këtë pjesë humoristike ka ardhur edhe një reagim nga një figurë e lartë e Shtëpisë së Bardhë. Ambsadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley komentoi këtë zhvillim me anë të një mesazhi në tuiter. “Unë gjithmonë kam pëlqyer ceremoninë Grammy por të bësh artistët të lexojnë librin “Zjarr dhe Tërbim” e shëmtoi atë. Mos dëmtoni muzikën e mirë me mbeturina. Disa nga ne pëlqejnë muzikën pa vendosur politikën Brenda”, shkruan zyrtarja e admninistratës Trump.
Ndërkaq, sipas shtëpisë botuese libri “Zjarr dhe Tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump”, ka shitur mbi 1.7 milionë kopje./abcnews.al