Brozovic tremb Interin, Conte “llogarit” Eriksen dhe Moses për Cagliarin

schedule14:14 - 20 Janar, 2020

schedule 14:14 - 20 Janar, 2020

Inter la dy pikë në transfertën kundër Lecces, por ai që shqetëson Antonio Conten është Marcelo Brozovic. Mesfushori dëmtoi kaviljen dhe u largua para kohe nga loja. Fakti që në fund iu desh të dilte me paterica nga stadiumi “Via del Mare” tremb zikaltrit. Kroati mund të mungojë disa ndeshje dhe diçka e tillë e shtyn Interin të nxitojë për Christian Eriksen.

Akordi me Tottenham është shumë afër. Spurs kërkojnë 20 milion euro për ta lënë të lirë organizatorin dhe klubi italian ka rritur ofertën në 18 milion euro. Diferenca mes kërkesës dhe ofertës është shumë e vogël dhe marrëveshja finale është çështje kohe.

Agjenti i lojtarit ndodhet në Londër për t’i paraqitur presidencës së klubit londinez ofertën e Interi dhe Daniel Levy do e pranojë atë. Conte ka nevojë edhe për lojtarë anësor, teksa nuk mjafton afrimi i Young. Asamoah dhe D’Ambrosio janë të dëmtuar, teksa në ndeshjen e ardhshme ndaj Cagliarit do të mungojë edhe Candreva.

Drejtuesit italianë po punojnë për të arritur akordin me Chelsea për shërbimet e Victor Moses. Trajneri ka punuar me nigerianin te “Blutë e Londrës” dhe beson shumë te kualiteti i tij. 29-vjeçari luan në rolin e anësorit të djathtë dhe po diskutohen detajet e fundit për ta transferuar në Serie A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!