Tensionet me SHBA-në, Irani nuk merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

schedule13:32 - 20 Janar, 2020

schedule 13:32 - 20 Janar, 2020

Irani nuk do të jetë pjesë e forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës më 21 janar.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Abbas Musavi ka bërë me dije se ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif nuk do të marrë pjesë në Forumin, pasi ai zhillohet në kohën e përshkallëzimit të tensioneve në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë pjesë e këtij forumi do të jetë presidenti amerikan, Donald Trumpi cili do të jetë në Zvicër në orët e vona të së hënës.

Mediat ndërkombëtare ndër të tjera bëjnë me dije se Musavi ka thënë se Zarif ishte planifikuar që të merrte pjesë në këto takime, pasi ka pranuar një ftesë personale.

“Ata kanë ndryshuar programin fillestar që kanë pasur për të dhe për të cilin është arritur pajtueshmëri, mirëpo më vonë e kanë ndryshuar atë. Prandaj ky udhëtim nuk do të ndodhë”, ka thënë Musavi.

Tensionet në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar prej vitit 2018, kur Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Të dyja shtetet ishin në prag të luftës pasi Shtetet e Bashkuara kanë vrarë komandatin e forcave elite iraniane, Kasem Sulejmanit më 3 janar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!