Milan e ka gjetur zëvendësuesin e Ricardo Rodriguez. Kuqezinjtë janë shumë pranë firmës me mbrojtësin e Wigan, Antonee Robinson. Nëse mbrojtësi që aktivizohet në Championship do të transferohet në Milano, atëherë duhet të presë largimin e Rodriguez.
Sipas ‘Sky Sport Italia’, Milan e shikon amerikanin si zgjedhje të dytë pas protagonistit të momentit, Theo Hernandez. Gjithsesi, deri në momentin që Rodriguez është pjesë e ‘Djallit’, gjithçka për Robinson mbetet në ajër.
Zvicerani ka refuzuar një ofertë nga PSV Eindhoven, pasi ai kërkon vetëm Fenerbahcen. Problemi qëndron tek klubi turk, pasi Fenerbahce është nën kontrollin e Financial Fair Play dhe presidenti i ekipit e ka pranuar se Federata e ka bllokuar tranferimin e Rodriguez. /abcnews.al