Nuk ka takim Kurti-Thaçi, Presidenti tregon si do t’ja japë mandatin

schedule12:10 - 20 Janar, 2020

schedule 12:10 - 20 Janar, 2020

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka refuzuar të shkojë sot në Presidencë për të marrë mandatin e formimit të qeverisë.

Pritej që ai të shkonte në orën 12:00, por kjo nuk ka ndodhur.

Mësohet se mandati do t’i dërgohet me postë nga Presidenca në zyrën e kreut të Kuvendit Glauk Konjufca, i cili do t’ja kalojë Albin Kurtit si kreun e partisë së parë që fitoi zgjedhjet.

Dërgimin me postë e konfirmoi edhe Presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook.

“Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruan Thaçi.

Albin Kurti u mandatua sëfundmi nga VV për të qenë kryeministri i vendit dhe duhet që brenda dy javëve të formojë qeverinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!