“E pabesueshme, por nuk ma ndjen fare”, Balotelli reagon pas kartonit të kuq

schedule12:34 - 20 Janar, 2020

schedule 12:34 - 20 Janar, 2020

Dita e djeshme nuk ishte një nga më të mirat për sulmuesin e Brescias, Mario Balotelli. Italiani u fut si zëvendësues në minutën e 74-t në ndeshjen në shtëpi kundër Cagliarit, por vetëm 7 minuta më vonë ai u ndëshkua me karton të kuq.

Balotelli fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë dhe më pas me kartonin e dytë për shkak të protestave ndaj gjyqtarit të takimit. 29-vjeçari pas ndeshjes postoi një deklaratë në ‘Instagramin’ e tij, ku dhe ka reaguar mbi rastin e kartonit të kuq.

‘’Është e pabesueshme se si një episod mund të ndryshojë kaq shpejt mendimin e një personi, nga pozitiv në negativ. Unë do të vazhdoj përpara edhe pas këtij kartoni, nuk e kam problem. Edhe ju mund të vazhdoni të më gjykoni si të doni,’’ shkruan ‘Super’ Mario në story të Instagram. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!