Lautaro Martinez po zhvillon një sezon fantastik. Sulmuesi argjentinas po merret vesh shumë mirë me Romelu Lukakun dhe të dy po shënojnë gola të rëndësishëm për Interin. 15 herë e ka dërguar topin në rrjetë këtë sezon 22-vjeçari.
Për shërbimet e tij interesohen disa klube europiane. Barcelona është tërhequr nga gara, por dy klubet e Manchesterit ende jo. City dhe United e duan, teksa The Sun zbulon dëshirën e madhe të lojtarit.
Sipas anglezes së njohur, goleadori zikaltër preferon të mos ndryshojë dhe të vijojë aventurën e tij me Interin. Ai ndihet mirë në Milano dhe shpreson që të fitojë titullin kampion këtë sezon. /abcnews.al