Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ibrahimovic e pranon: Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, shyqyr që fituam

schedule17:44 - 19 Janar, 2020

schedule 17:44 - 19 Janar, 2020

Dygolëshi i Ante Rebic dhe “predha” e Theo Hernandez i dhuruan një fitore shumë të rëndësishme për vazhdimësinë Milanit. Kuqezinjtë mposhtën 3-2 në shtesa Udinesen dhe po ngjiten në renditje.

Ardhja e Zlatan Ibrahimovic ka transformuar për mirë ekipin e Piolit, por gjiganti suedez e pranon që sot nuk ishte ndeshja më e mirë e kuqezinjve. Gjithsesi, rëndësi kishte fitorja dhe objektivi u arrit.

Fitorja ishte gjëja më e rëndësishme e ditës së sotme. Duhet t’i japim vazhdimësi rezultateve pozitive dhe të ngjitemi në renditje. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, është e vërtetë. Hasëm vështirësi, sepse ndeshja u komplikua pas golit të Udineses.



Përmbysja dhe fitorja do na ndihmojnë në aspektin psikologjik dhe tani do kemi më shumë besim. Shyqyr që fituam, ishte e rëndësishme dhe ia dolëm“, deklaron Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!