“Koha po kalon”, Thaçi: Albin Kurti të pranojë ose të refuzojë themelimin e qeverisë

schedule14:00 - 19 Janar, 2020

schedule 14:00 - 19 Janar, 2020

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka fakte të mjaftueshme për të mandatuar liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti për kryeministër pasi ai është i nominuar nga partia e tij dhe ka caktuar edhe gjysmën e qeverisë. Thaçi tha se është një rregull i pashkruar se në momentin kur Kryetari i Partisë së Parë, e ka mandatuar Partia, e ka nominuar më shumë se gjysmën e Qeverisë, në konsultim e sipër, edhe në kuptim zyrtar merr nominimin. Presidenti tha pas takimit me William Wolker se e ka nënshkruar nominimin për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe shtoi se shpreson se nuk do të kalojë kohë e gjatë dhe zoti Kurti të pranojë mandatin.

“Koha po kalon prandaj unë si president i vendit, duke parë angazhimet e kryetarit të partisë që ka dalë fituese nga zgjedhjet  dhe që ka nominuar më shumë se gjysmen e kabinetit të tij, dhe unë e kam shkruar nomimin e tij si kryeministër dhe ai nominim është ende është në zyrën e tij, dhe shpresoj se Kurti do të reflektojë sepse është në interes të tij dhe elektoratit të tij, ose në të kundërten duhet ta deklarojë refuzimin”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen instutitucionet, prandaj edhe Kurti duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë Qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin e ri qeveritar edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!