Ashley Young u largua nga Manceshter United, që i kishte besuar edhe shiritin e kapitenit. Pas gati nëntë vitesh ai e mbylli aventurën me “Djajtë e kuq” për të provuar një të re me Interin në Serie A. Sigurisht për të mesazhet kanë qenë të shumta.
Një prej tyre e ka marrë përmes rrjeteve sociale nga portieri spanjoll, David De Gea. “Young, kemi jetuar shumë beteja së bashku. Ishte një bekim të të llogarisja edhe ty në të gjitha ato. Shumë fat në aventurën tuaj të re”, shkruan spanjolli në llogarinë e tij në “Twitter”.
Young i është kthyer portierit dhe nuk i kursen batutat: “De Gea, ju uroj gjithë të mirat vëlla! Kam pasur mundësinë t’ju quaj shok që në minutën që ne të dy firmosëm me United. Gjithë të mirat vëlla dhe mos e prek muzikën në dhomat e zhveshjes tani që unë ika”. /abcnews.al
De Geaaaaaa, I wish you all the best bro. I’ve been able to call you a teammate but also a friend from the minute we both signed together. All the best bro but please don’t touch the music in the dressing room now I’ve gone ??
— Ashley Young (@youngy18) January 18, 2020

