Është mbyllur takimi në La Liga mes Eibar dhe Atletico Madridit, me vendasit që kanë marrë një fitore të madhe 2-0. Një gol i akorduar me VAR i Burgos dhe një supergol nga Exposito kanë vendosur fatet e kësaj sfide.
Djemtë e Simeones e nisën sfidën në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi u ndëshkuan brenda 10 minutave të para. Gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Burgos ndodhet i lirë në shtyllën e dytë dhe shtyn topin në rrjetë. Fillimisht, ky gol u anulua për pozicion të parregullt, por pas konsultimit me VAR, u akordua.
Atletico nuk u pajtua për asnjë moment me këtë rezultat dhe kërkoi gjatë gjithë takimit të barazonte. Megjithatë, mbrojtja vendase nuk u thye, madje Eibar arriti të shënonte sërish në minutën e 90-të, me anë të supergolit të Exposito. Atletico mposhtet kështu dhe largohet edhe më shumë nga Real Madrid e Barcelona./abcnews.al
La Liga, java 20
Eibar – Atletico Madrid 2-0
Burgos 10′, Exposito 90′

