Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 24 janar do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se Merkel gjatë vizitës së saj do të takohet në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan. Gjatë takimit në rend dite kpërveç çështjeve ndërkombëtare do të jenë edhe marrëdhëniet dypalëshe.
Seibert bën me dije se Merkel dhe Erdogan do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së kampusit të Universitetit turko-gjerman.
Po ashtu pritet që Merkel të marrë pjesë edhe në aktivitete lidhur me ekonominë me ftesë të Dhomës së Tregtisë Turko-Gjermane si dhe të zvhillojë takime me përfaqësues të institucioneve të shoqërisë civile në Turqi./abcnews.al