“Slobodan Show”, musical dedikuar ish-presidentit jugosllav në mars në Graçanicë

schedule15:36 - 27 Janar, 2018

schedule 15:36 - 27 Janar, 2018

Në muajin mars në Teatrot e Kosovës, fillimisht në Graçanicë e më pas dhe në Beograd pritet të shfaqet spektakli muzikor “Sllobodan show” që i dedikohet ish presidentit jugosllav dhe viteve të tij në pushtet

“Slobodan Shou” është titulli i një muzikali original që i dedikohet Slobodan Millosheviç dhe viteve të tij në pushte të shënuara nga moment dramatike që në vitet 90 çuan dhe në shpërbërjen e ish Jugosllavisë.

I ideuar nga dramaturgia serbe Jelena Bogavaç, vepra është drejt finalizimit dhe pritet të debutojë në muajin mars në Gracanisë, pak kilometra larg Prishtinës. Më pas do të shfaqet dhe në Beograd qytetin e lindjes së autores. Aktorët janë pjesë e teatrit kombëtar serb në Gracanicë. Mediat serbe prej kohësh promovojnë shfaqjen e cila do të drejtohet nga Nenad Todorovic, serb i Kosovës, i cili premto se do të jetë një nga shfaqjet kulturore më të bujshme të vitit në Serbi. Dramaturgia Bogavac shpjegoi se objektivi i saj nuk ësht të shpjegojë apo të transmetojë të vërteta historike për sa i përket Millosheviçit, por të paraqesë nëpërmjet syve të një artisti një periudhë shumë të rëndësishme dhe domethënëse për historinë e Serbisë. Duke pasur parasysh se Serbia ende nuk njeh paarësinë e Kosovës, ‘Slobodan show’ – që nga autorja e tij konsiderohet si një dokumentar – dramë e kënduar, pritet të ngjallë shumë reagime. Për të përditshmen serbe Vecernje Novosti, Bogavac u shpre se vepra nuk natyrë ideologjike dhe as I shërben ndonjë qëndrimi politik. Dua të shërbejmë një të vërtetë poetike për të cilën spektaroët skojnë në teatër, përfundoi ajo./abcnews.al