Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tare nuk dorëzohet për Kumbullën, ka një plan për të fituar garën me Interin

schedule18:34 - 17 Janar, 2020

schedule 18:34 - 17 Janar, 2020

Marash Kumbulla është një ndër emrat më të përfolur në merkato. Mbrojtësi shqiptar po zhvillon sezonin e parë me Hellas Veronën në Serie A dhe i ka surprizuar të gjithë me paraqitjet e tij pozitive. Shumë klube po e ndjekin me interes, teksa Verona kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë.

Flasim për në verë, pasi 19-vjeçari do të mbyllë sezonin tek ekipi aktual. Inter ndodhet në avantazh për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit. Shefi ekzekutiv i klubit zikaltër, Giuseppe Marotta ka raporte shumë të mira me presidentin e Veronës, Maurizio Setti. Interi është gati t’i ofrojë klubit veronez kartonët e Di Carmines dhe Eddie Salcedos.

Gjithsesi, Igli Tare nuk dorëzohet. Drejtori sportiv i Lazios e pëlqen shumë patriotin e tij dhe po punon për ta transferuar në kryeqytet sezonin e ardhshëm. Il Messaggero raporton se vlonjati po tenton të bindë Kumbullën. Tare beson se do arrijë të marrë “po”-në e djaloshit nga Malësia e Madhe dhe më pas do të paraqesë një ofertë drejt klubit të Veronës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!