I ftuar në studion e “Abc News” avokati Spartak Ngjela ka folur për marrëveshjen e reformës zgjedhore mes PS -PD. Ngjela u shpreh se marrëveshjet realizohen për diçka të përbashkët.
“Marrëveshjet nuk janë puthje, bëhen gjithmonë për një të përbashkët. Gabimi politik i Bashës a korrigjohet me këtë apo jo?! Ku shkove, asgjëkundi, ku u ktheve, aty ku ishe. Të zhgënjyer dhe të mashtuar kanë dalë përkrahësit të cilët mendonin se lëvizja bëhej për të rrëzuar qeverinë. Nuk e bllokuan dot Reformën në Drejtësi. SPAK doli, me shumë vështirësi, por doli. Zgjedhjet nuk mund të jenë para 2021, sepse ndërkombëtarët nuk mund të pranojnë zgjedhje pa Reformë në Drejtësi. Po të kishte pushtet gjyqësor Shqipëria, asnjëri nuk do të ishte në politikë. Këta kanë bllokuar sistemin me forcën e tyre sepse nuk lejojnë zgjedhje të lira”, deklaroi Ngjela.
Më tej, gjatë bisedës në studio me gazetarin Endri Xhafo, ai u shpreh se e kanë degraduar shoqërinë në korrupsion sepse janë të paaftë.
“Ky thotë do të bëjë Mini-Shengenin, por pyetja është me se jetojnë shqiptarët, kur nuk ke prodhim, paratë që dërgojnë emigrantët shkojnë dëm. Hetimi, Byroja Kombëtare do ti nxjerrë të gjitha”, tha ndër të tjera Ngjela.
Më tej avokat Ngjela u shpreh se marrëveshja e arritur mes palëve poltike nuk ka lidhje me drejtësinë.
“Nuk e bllokojnë dot SPAK, nuk janë profesionistë, lind problemi se çfarë do të bëjë SPAK?! Ka një angazhim denoncimesh që nuk janë në optikën e institucioneve. Gjithçka do varet nga denoncimet, duhet të presim kur të fillojë gjetja e parave të korrupsionit në bankat offshore. Sipas të dhënava të mia i kanë gjetur… Kemi një mori të madhe ngjarjesh që presin”, tha Ngjella.
Sipas tij, “ndërrimin e sitemit nuk e bëjnë sepse nuk dalin dot me lista të hapura se kanë konflikte brenda partive. Gjithe të vjetrit e PD-së janë kundër Bashës. Edhe Rama e ka më keq me të vjetrit. Këta mendojnë se nuk na duhen armiqtë, por në rast se hapen listat atëherë fillon karriera politike. Gjithë strukturat janë të vjetra, liderit janë të rinj. Nuk dalin kundër partisë, këta janë me partinë dhe rrëzojnë kryetarin tremben sepse e dinë sa e kanë popullaritetin brenda vetes, këta kanë vetëm pushtetin, ndërsa listat e hapura janë më të rrezikshme”, u shpreh mët tej avokati”./ abcnews.al