Meta nderon Dëshmorin e Atdheut, Hamit Dollani

schedule10:55 - 17 Janar, 2020

schedule 10:55 - 17 Janar, 2020

Presidenti i vendit, Ilir Meta  këtë të premte ka dekoruar  Dëshmorin e Atdheut Hamit Dollani, me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Ne motivacionin e dekorates shenohet “Për veprimtarinë e tij patriotike dhe trimërinë e treguar gjatë luftës kundër pushtuesve fashistë, si luftëtar i orëve të para, duke sakrifikuar edhe jetën për lirinë e vendit”.

Dollani, është një nga dëshmorët e parë të rezistencës Antifashiste, i cili ra heroikisht përkrah mikut të tij Mujo Ulqinaku, në Durrës më 7 prill 1939, kundër pushtuesve italianë.

“Jam i privilegjuar të nderoj sot me Dekoratën e Artë të Shqiponjës një figurë emblematike dhe të shquar të rezistencës Antifashiste, Dëshmorin e Atdheut, Hamit Dollani. Hamit Dollani është një nga dëshmorët e parë të rezistencës Antifashiste, i cili ra heroikisht përkrah mikut të tij Mujo Ulqinaku, në Durrës më 7 prill 1939, kundër pushtuesve italianë. Së bashku me mikun e tij të ngushtë, Mujo Ulqinakun, organizuan rezistencën, duke qëndruar heroikisht për orë të tëra në dy katet e Kullës së Durrësit.Rezistenca e forcave shqiptare ishte e pashembullt edhe pse përballë kishin një nga ushtritë më të mëdha të kohës, thekson Meta në fjalën e tij.

Gjithashtu kreu i shtetit ndër të tjera në fjalën e tij ka thënë se Hamit Dollani njihet dhe si dëshmori i parë që ra në fushën e betejës kundër fashizmit dhe si një ndër dëshmorët e parë të Europës Juglindore në Luftën e Dytë Botërore./abcnews.al