Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, ka dhënë dorëheqjen te presidenti këtë të premte nga posti që mbante.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se shkak për këtë vendim është bërë një audio-incizimi, ku ai dyshohet se i nënçmon njohuritë dhe kompetencat ekonomike të vetes së tij dhe të presidentit Volodymyr Zelenskiy.
Përmes një postimi në Facebook Honcharuk shkruan se ditët e fundit, të gjithë kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve të vazhdueshme rreth incizimeve që kanë rrjedhur në rrjetet sociale.
Gjithashtu në reagimin e tij Honcharuk shtoi se audio-incizimet, në mënyrë të rreme, krijojnë idenë se ai dhe ekipi i tij nuk e respektojnë presidentin.