Sot lamtumira e fundit për aktorin e madh Xhevdet Ferri, e bija bën dedikimin më prekës për të atin

schedule10:24 - 17 Janar, 2020

schedule 10:24 - 17 Janar, 2020

Aktori Xhevdet Ferri u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 59-vjeçare, pas një beteje gati prej dy vitesh me një sëmundje të rëndë.

Ndarja e tij nga jeta la një boshllëk të madh në kinematografinë shqiptare dhe të shumtë ishin ata që u prekën nga lajmi i hidhur.

Vajza e tij, ka ndarë në rrjetet sociale një foto bardhë e zi ku shfaqet pranë Xhevdetit dhe në përshkrimin e fotos shkruan pak fjalë, por që shprehin një dhimbje të madhe.

 

 

Ajo ka zgjedhur të shkruajë shprehjen më goditëse të poemës së njohur, të Walt Whitman: “O Captain! My Captain!,”

Poema është shkruar në shkruar në 1865-ën për vdekjen e presidentit amerikan Abraham Lincoln, dhe shprehte humbjen, vdekjen e madhështinë.

Bora prej pak kohesh eshte bërë nënë, ndërkohë qe aktori gezoi për pak kohë kenaqësinë e te qenit gjysh.

 

Fillimi i karrierës së Xhevdet Ferrit

I njohur për rolet e tij protagoniste, Ferri e nisi karrierën e tij kur ishte ende student në Akademinë e Arteve, në degën e Dramës. Pas diplomimit në vitin 1982, ai mbeti si pedagog i Mjeshtërisë së Aktorit në këtë Akademi. Më vonë ai mori detyrën si dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie.

Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër dhe në kinema.

Për herë të fundit publiku arrit ta shikonte në filmin “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit. Ka qenë i pranishëm edhe me rolet në teatër, edhe pse suksesin më të madh e arriti me filmin artistik.

Ferri, përveç kontributit të çmuar si aktor, ka pasur edhe pozicione si ish-kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (1997-1998 dhe 2005-2009) apo ish-anëtar i Këshillit Miratues të Projekteve, ku arriti të tregojë edhe një herë përkushtimin e tij, për ta çuar filmin shqiptar në një tjetër nivel.

Në vitet 1999- 2001, Ferri ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar. Në vitin 2004 ishte një nga bashkëthemeluesit e Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë, duke qenë edhe kryetari i parë i kësaj shoqate. Krahas kontributit të tij të madh në fushën e artit e kulturës, Ferri ka qenë edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin Popullor në vitet e trazuara 1996-1997.

Homazhet për ndarjen nga jeta të aktorit do të mbahen nesër në orën 13:00, ceremonia e përcjelljes do të jetë familjare.

Jeta kinematografike

Qysh në fillimet e tij, aktori Xhevdet Ferri me forcën e tij interpretuese karakteristike për role me peshë, duket që ishte i prirur për role protagoniste.

Që në rolin e tij të parë kryesor, si Arjani në filmin “Skëterrë”, ai u dallua duke bërë që regjisorët ta thërrisnin për të tjera misione të filmit shqiptar. Po atë vit, Ferri interpretoi në “Vëllezër dhe shokë” me rolin e Markos, ku konfirmoi edhe një herë talentin e tij.

Roli i Agronit në “Hije që mbeten pas” pesë vite më vonë do ta konsolidonte edhe më shumë figurën e Ferrit si aktor. Për interpretimin e Gorit te filmi “Dhe vjen një ditë” do të nderohej me çmim në 1986-ën.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i Palit në “Besa e kuqe” (1982); Sandri në “Vendimi” (1984); Trimi në “Përrallë nga e kaluara” (1987); Martini në “Treni niset në 7 pa pesë” (1988); Gjon Kadri në “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit.

ROLET

  • Delegacioni – Asllani (2018)
  • Në kërkim të kujt – Prokurori (2009)
  • Gjallë – Zefi (2009)
  • Koha e Kometes- Babai i Anjezës(2007)
  • Gjoleka, djali i Abazit- Shoferi i kamionit(2006)
  • Saimir – Edmond (2004)
  • Dasma e Sakos – Sako (1998)
  • Loin des barbares – Refugjat(1994)
  • Vitet e pritjes – Gjoni(1990)
  • Treni niset në shtatë pa pesë – Martini(1988)
  • Përrallë nga e kaluara – Trimi(1987)
  • Dhe vjen një ditë – Gori (1986)
  • Hije që mbeten pas – Agron Shkaba(1985)
  • Vendimi – Sadriu (1984)
  • Fushë e blertë fushë e kuqe – Petriti(1984)
  • Besa e kuqe – Pali(1982)
  • Era e ngrohtë e thellësive – (1982)
  • Gjurmë në kaltërsi – Astriti (1981)
  • Sketerre 43 – Arjani (1980)
  • Vëllezër dhe shokë – Marko (1980./abcnews.al