Parlamenti rus mbështet kandidaturën e Putinit për kryeministër

schedule09:11 - 17 Janar, 2020

schedule 09:11 - 17 Janar, 2020

Kandidatura e Presidentit Vladimir Putin për kryeministër të vendit, Mikhail Mishusti është mbështetur nga shumica në parlamentin rus.

Duma Shtetërore, dhoma e ulët e parlamentit rus votoi 53 vjeçarin Mikhail Mishustin, i cili nuk ka pasur pothuajse fare karierë politik, me 383 vota pro nga 424 që votuan gjithësej. 41 ligjvënës abstenuan ndërsa nuk pati asnjë votë kundër.

53 vjeçari Mishustin, i cili ka drejtuar shërbimin kombëtar të taksave e ka luajtur hokej në akull me zotin Putin, tha se do të zgjedhë kabinetin e tij në një të ardhme të afërt. Menjëherë pas votimit në parlament zoti Putin nënshkroi dekretin duke e emëruar atë si kryeministër të vendit.

Ngjitja e tij në politike është pjesë e një “shkundje” të përgjithshme të sistemit politik të njoftuar nga zoti Putin të mërkurën, që çoi në dorëheqjen e Dmitry Medvedev nga posti i kryeministrit së bashku me qeveria e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!