Forcat e kolaicionit anti ISIS kanë deklaruar se, “Prej sulmit me raketa nga ana e Iranit mbi bazën Al-Asad në Irak ka patur 11 amerikanë të plagosur“, në kētë mënyrë Pentagonin se sulmi i 8 janarit nuk kishte shkaktuar viktima apo të plagosur.
“Disa prej të plagosurve u transportuan në Gjermani dhe Kuvajt ku janë duke u trajtuar”, thuhet në deklaratë.
Presidenti Trump menjëherë pas sulmit të kryer nga Irani në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneral Souleimanit, kishte siguruar se nga goditja me raketa nuk kishte të vrarë apo të plagosur nga ushtarët amerikanët.
Një dyzinë me raketa goditën bazat ajrore “al-Asad” dhe “Irbil” në Irak, në të cilat janë vendosur trupat amerikane, gjermane, franceze dhe italiane.
Mediat ndërkombëtare raportuan se, sulmi u krye rreth orës 01:30 me orën lokale.
Presidenti amerikan Trump iu drejtua popullit amerikan me fjalët:
“Amerika është shumë e fortë. Ne kemi armë të tilla që asnjë nuk i ka por nuk duam ti përdorim”./abcnews.al