Ignazio Abate zhvilloi 19 majin e kaluar ndeshjen e fundit me Milanin (2-0 ndaj Frosinones) dhe i dha fund karrierës së tij. Mbrojtësi i djathtë është aktivizuar me skuadra si Napoli, Piacenza, Torino, Modena dhe Empoli, teksa 10 vitet e fundit ishte pjesë e kuqezinjve.
Calciomercato raporton se 33-vjeçari mund të rikthehet të luajë sërish dhe një klub i Serie A është gati t’i ofrojë një kontratë. Brescia ndodhet në ujëra të turbullta dhe po negocion me agjentin e lojtarit për ta bindur që të rikthehet.
Bisedimet po vazhdojnë dhe “Dallëndyshet” kanë besim se do arrijnë ta bindin ish-milanistin për t’u rikthyer sërish. Brescia beson shumë tek eksperienca e Abates dhe shpreson që ai t’i ndihmojë në realizimin e objektivit për të mos rënë një kategori më poshtë. /abcnews.al