Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sfidat e reformës zgjedhore, Gjiknuri: Me krimin e organizuar duhet të merren organet hetimore

schedule20:31 - 16 Janar, 2020

schedule 20:31 - 16 Janar, 2020

I ftuar në studion e “ABC News” me Mirela Milorin, Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm, Damian Gjiknuri ka folur për reformën zgjedhore. Gjiknuri vlerësoi marrëveshjen me opozitën duke e cilësuar si një kthesë pozitive të Partisë Demokratike.

“Një pjesë e qëndrimeve të opozitës ka ngritur një kërcënim në lidhje me balancën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shumë nga çështjet që ngre PD nuk kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor. Nuk do të zgjidh problemet e gjithë këtyre viteve, kjo tryezë nuk mund ti zgjidhë të gjitha”, tha Gjiknuri.

Sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me administrimin e zgjedhjeve dhe sistemin zgjedhor  ai u shpreh se është një çështje politike e cila sërish duhet diskutuar.

Më tej Gjiknuri tha se përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje duhet hetuar nga organet hetimore.

“Çfarë mund të bëjë eskperti për përfshirjen e krimit të organizuar, është vepër penale dhe duhet të merren organet hetimore për të goditur krimet”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë Gjiknuri theksoi se kërkesat e opozitës janë kërkesa më shumë me karakter politik.

Depolitizimi i administratës

“Këtë iniciativë dua të ia lë opozitës të vijë me një propozim nëse ka një variant më të mirë për depolitizimin. Formulimet në lidhje me administratën zgjedhore të çdo niveli, nëse PD vjen me propozime të saj, ne do ti pranojmë nëse janë përputhje me OSBE/ODIHR”, tha Gjiknuri.

Më tej ai u shpreh se kur ka mungesë dakortësimi i drejtohemi ekspertizës ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!