Asmir Begovic u largua nga Qarabag dhe do të jetë pjesë e Milan. Portieri boshnjak ishte i huazuar nga Bornemouth, klub që e kishte blerë te Chelsea për 12 milion euro. Tashmë në moshën 32-vjeçare ai do të provojë një eksperiencë të re dhe ndihet mirë që do të veshë fanellën kuqezi.
“Është një nder për mua të jem këtu, pjesë e një klubi të mbushur me histori të lavdishme. Ditët e para këtu kanë qenë fantastike. Dua të rikthej Milanin në endet e larta. Unë kam ardhur këtu të jap më të mirën time dhe për të ndihmuar ekipin”, tha Begovic fillimisht.
“U habite nga oferta e Milan? Jo. Pati disa gjëra që nuk shkonin te Bournemouth, jashtë fushe. Jam i kënaqur që jam këtu. San Siro është një stadium i veçantë. Është një nder të luaj në një stadium të tillë”, shtoi portieri, i cili u pyet edhe për emra të veçantë të kuqezinjve.
Në lidhje me Zlatan Ibrahimovic, Begovic tha: “Zlatan është një lider, një fitues. Ai gjithmonë pret maksimumin nga vetja dhe nga ne të tjerët. Ta kemi këtu është diçka e rëndësishme”. Në fund ai komentoi edhe për portierin e Milanit, Donnarumma.
“Donnarumma është ndër portierët më të fortë dhe më ka dhuruar një mirëseardhje të ngrohtë. Siç e thashë, është ndër portierët më të mirë në botë. Mund ta ndihmoj atë me eksperiencën time të rritet më shumë, ta shtyj atë për të bërë edhe më mirë”, u shpreh Begovic. /abcnews.al