Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksiden Lezhë-Shkodër, pikërisht në fshatin Piraj.
Gazetari Gjergj Figuri bën me dije për abcnews.al se nga aksidenti ka një viktimë.
Viktima quhet Ndue Marku dhe është 70 vjeç, ndërsa policia njofton se drejtuesi i makinës quhet Nik Marketa.
Ngjarja e rëndë sapo ka ndodhur dhe nuk ka ende detaje, por mësohet paraprakisht se janë përplasur dy makina.
Policia gjendet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit. /abcnews.al