Juventusi ka shënuar edhe golin e dytë përballë Udineses dhe gjithçka është në kontrollin e “Zonjës së Vjetër”, që po e dominon këtë sfidë.
Higuain shërben mirë për Bernadeschin brenda zonës, i cili tregohet më i shpejtë se portieri dhe arrin të fitojë një 11-metërsh. Topin e mori në duar Paolo Dybala, i cili gjuan fort me të majtën dhe mposht portierin mik.
Ylli argjentinas po bën një super-ndeshje deri më tani dhe pasi asistoi golin e parë për Higuain, tani shënon vetë. 26 minuta lojë dhe Juventusi ka gjithçka në kontroll në Torino./abcnews.al
Kupa e Italisë
Juventus – Udinese 2-0
Higuain 16′, Dybala (p) 26′