Drejtuesit e Interit po punojnë në shumë drejtime për t’i dhuruar Antonio Contes përforcimet e duhura. Objektivi për sulmin quhet Oliver Giroud dhe akordi me Chelsea është çështje kohe. Mediet italiane raportojnë se zikaltrit do të paguajnë 4.5 milionë euro dhe 2 milionë të tjera në formë bonusesh për francezin 33-vjeçar.
Agjenti i sulmuesit do të jetë i pranishëm nesër në Milano për të diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes 2.5-vjeçare. Mungesa e hapësirave te “Blutë e Londrës” dhe fakti që dëshiron të grumbullohet nga Deschamps për Euro 2020, kanë shtyrë Giroud të transferohet në Serie A, aty ku do të jetë zëvendësuesi i Lukakut në majën e sulmit të Interit.
Vizitat mjekësore do të kryhen këtë fundjavë dhe më pas do të vijë zyrtarizimi. “Po largohem për të siguruar grumbullimin për në Europian? Jo, po ndodh prej faktit që pankinat në Serie A janë më komode“, thekson duke buzëqeshur sulmuesi francez. /abcnews.al