Mustafa: Nuk e shqyrtojmë ofertën e VV, takimi i radhës është i fundit

schedule17:34 - 15 Janar, 2020

schedule 17:34 - 15 Janar, 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa  ka deklaruar se nuk do ta shqyrtojnë ofertën e fundit të bërë nga Vetëvendosja për bashkëqeverisje.

Në një deklaratë për mediat  ai ka theksuar se ata do të diskutojnë vetëm parimet që i kanë vendosur më herët për ndarje të pushtetit. Derisa theksoi se takimi i radhës do të jetë i fundit ku do të dihet epilogu se a do të ketë koalicion qeverisës mes tyre, apo jo.

Mustafa në fjalën e tij ka deklaruar se qëndrimet e tij në lidhje me krijimin e koalicionit janë të pandryshueshme.

“Ne nuk kemi hy ta vlerësojmë atë që na ka shkruar VV –në.  Në asnjë rast ne si LDK nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, shtim apo këmbim të tyre. Në këtë formë ne nuk e shtjellojmë një pozicionim të tillë të VV-së, por i trajtojmë qëndrimet tona. LDK mbetet pranë qëndrimit që ta ketë kryeparlamentarin, pesë minsitri ose presidentin ose nuk mbetemi  fare”, tha Mustafa.

Mustafa tha se nuk do të takohen më me LVV-në vetëm për t’u takuar, por vetëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare, gjë të cilën nuk e mohoi se mund të ndodhë brenda kësaj jave.

“Ne do të bëjmë përpjekje që takimi i radhës të jetë takim i fundit. Nuk shoh asnjë arsye të bisedojmë nga tri orë pa asnjë rezultat. Brenda kësaj jave epilogu mund të jetë i organeve tona, por pas asaj ne do të shohim se si do të reflektojë VV-ja. Në qoftë se oferta e VV-së është përfundimtare, atëherë edhe përgjigja jonë duhet të jetë përfundimtare”,ka thënë kreu i LDK-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!