Shqipëria U17 e nis mbarë turneun turk, kapiteni Cereni i dhuron fitoren

schedule16:35 - 15 Janar, 2020

schedule 16:35 - 15 Janar, 2020

Shqipëria U17 e ka nisur me fitore turneun “Mercedes Benz Aegean Cup” që zhvillohet çdo vit në Turqi. Djemtë e Elvin Beqirit u përballen me moshatarët e Maqedonisë së Veriut, duel që e fituan me rezultatin 1-0.

Kuqezinjtë e vegjël e nisën përballjen me këtë formacion: Simoni, Halili, Çela, Stafa, Pano, Beluli, Neziri, Bajraktari, Çereni, Deda, Blakqori, teksa u aktivizuan edhe Selimi, Kacanolli, Kote, Miftari dhe Tahiri.

Goli u shënua nga Melsi Cereni. Kapiteni finalizoi një aksion shumë të bukur në minutën e 80-të dhe dërgoi topin në rrjetë. Ndeshja e radhës është kundër Ukrainës U17 me datë 17 janar, ndërsa dy ditë më pas është radha për të matur forcat ndaj moshatarëve nga Korea e Jugut. /abcnews.al

Shqipëri U17-Maqedonia e Veriut U17 1-0
(Cereni 80′)