I ftuar në studion e “ABC News”, analisti Ermal Hasimja ka folur për marrëveshjen e reformës zgjedhore. Sipas tij kjo marrëveshje ende nuk është konkrete, ndërsa theksoi se këto marrëveshje janë në interes vetëm të palëve politike.
“Marrëveshje për të bërë marrëveshje, sepse marrëveshje konkrete aty nuk ka, nuk është se pritet ndonjë lëvizje e madhe. Nga pikëpamja teknike mund të ishte risi, ndërsa nga pikëpamja e praktikës së politikës në Shqipëri është diçka e zakonshme. Këto marrëveshje janë për interesa të dy partive kryesore”, u shpreh Hasimja.
Sipas tij morali në politikë nuk mund të jetë pjesërisht. “Nga pikëpamja morale dilema është a duhet ta pranojmë këtë sistem, PD doli jashë parlamentit dhe nuk ndodhi asgjë”, u shpreh analisti.
“Gjëja më e mirë do të ishte që Shqipëria të mos kishte nevojë për presion. Të dyja palët kanë një lloj konkurrencë se kush do ta mjelë këtë vend. Aksioni i PD nuk ngjiti sepse njerëzit nuk kanë besimin e mjaftueshëm të Partia Demokratike, ndoshta shumë prej tyre presin largimin e Bashës për tu kthyer në pushtet”, tha më tej Hasimja.
Gjithashtu ai u shpreh se ka një lloj pakti të heshtur, “shkojmë më akuza deri këtu, por nuk e tejkalojmë”, tha ai./abcnews.al

