Irani është në një krizë të mjerueshme ekonomike, punësimi është i ulët, çmimet për ushqime të larta dhe nevojat e tjera janë shumë të mëdha. Ekonomia po tkurret me shpejtësi dhe iranianët janë gjithnjë e më të lodhur.
Sanksionet e vendosura nga administrata Trump kanë shkëputur mundësinë e Iranit për të qënë në tregjet ndërkombëtare, duke shkatërruar kështu ekonominë, e cila tani po dobësohet me një normë alarmante 9.5 për qind vjetore, sipas vlerësimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Eksportet e naftës shkuan në zero në dhjetor, sipas Oxford Economyics, pasi sanksionet kishin ndaluar shitjet, edhe pse kontrabandistët kanë transportuar vëllime të shumta.
Ekonomia e zymtë duket se po e zbut vullnetin e Iranit për të përshkallëzuar armiqësinë me Shtetet e Bashkuara, udhëheqësit e tij janë të vetëdijshëm se lufta mund të përkeqësojë thellësisht fatin kombëtar.
Në muajt e fundit, zemërimi i popullit për papunësinë, ekonominë në rënie dhe korrupsionin është shfaqur si një kërcënim potencialisht ekzistencial për regjimin e ashpër të Iranit.
Vetëm një javë më parë, ndjenja të tilla ishin ridrejtuar nga zemërimi ndaj vrasjes së komandantit të lartë ushtarak të Iranit, Gjeneralit Qassim Soleiman.
Por protestat u ndezën përsëri gjatë fundjavës në Teheran, dhe më pas vazhduan të hënën, pas pranimit të befasishëm të qeverisë që ishte përgjegjëse për rrëzimin e avionit ukrainas.
Protestat ishin më së shumti një shprehje e përbuzjes për mbulimin që bëri regjimi pas rrëzimit të avionit të Ukrainës, në të cilin vdiqën 176 pasagjerë.
Por zemërimi i qytetarëve në rrugë tingëllonte si një qortim për ankesa më të gjera – të kushteve të jetesës, ekonominë e ulët dhe ndjenjën se regjimi është në të vërtetë i pafuqishëm përballë telasheve të mëdha.
Inflacioni po shkon afër 40 përqindshit, duke kërcënuar konsumatorët se do të rriten çmimet për ushqimin dhe nevojat e tjera themelore. Më shumë se një në katër iranianë është i papunë, edhe pse të diplomuar në kolegj sipas të dhënave nga Banka Botërore.
Goditjet e raketave që Irani nisi në bazat amerikane në Irak javën e kaluar në përgjigje të vrasjes së Gjeneralit Soleimani ishin për t’u dhënë mundësi udhëheqësve të saj të deklarojnë se hakmarrja ishte e siguruar pa pasur nevojë të provokonin një përgjigje ekstreme nga Presidenti Trump, siç janë bombardimet ajrore.
Armiqësia me ushtrinë më të fuqishme në tokë do ta bënte jetën edhe më të vështirë për iranianët.
Kjo ngjarje mund të dobësojë monedhën dhe të përkeqësojë inflacionin, ndërsa rrezikon edhe atë që mbetet nga industria kombëtare, duke eleminuar vendet e punës dhe duke forcuar presionin e popullit mbi udhëheqjen e qeverisë.
Konflikti mund të kërcënojë bankat e vendit, por kompanitë iraniane janë “kursyer” nga rënia ekonomike për shkak të kredive të shumta që kanë marrë nga bankat.
Qeveria kontrollon rreth 70 për qind të pasurive bankare, sipas një shkrimi të Adnan Mazarei, një ish-. zv / drejtor dhe tani një bashkëpunëtor i lartë në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare në Uashington.
Afërsisht gjysma e të gjitha kredive bankare janë në vonesa, deklaroi Parlamenti i Iranit.
Shumë ndërmarrje iraniane varen nga mallrat e importuara, duke filluar nga makineritë tek çeliku dhe tek gruri. Nëse monedha e Iranit bie më tej, ato kompani do të duhet të paguajnë më shumë për mallra të tilla.
Bankat ose duhet të japin më shumë kredi, ose bizneset do të falimentojnë, duke shtuar kështu radhët e të papunëve.
Banka qendrore ka financuar shpenzimet e qeverisë, duke mbushur ato mangësi me një buxhet të dobët për të kufizuar zhurmën e publikut për shkurtimet që u bënë.
Kjo nënkupton shtypjen e parave iraniane, duke shtuar presionet në valutë.
Një luftë mund të shtyjë iranianët më të pasur të investojnë pasuritë jashtë vendit, duke kërcënuar një rënie të mëtejshme të monedhës dhe duke çuar në një inflacion të pashmangshëm.
Për ta përmbledhur , kjo është zgjedhja e pakursyeshme me të cilën përballet udhëheqja iraniane: Ajo mund ta mbajë ekonominë duke vazhduar të tërheqë kredi nga bankat dhe industritë, duke shtuar rreziqet e një fatkeqësie eventuale bankare dhe hiperinflacionit ose mund të marrë masa shtrënguese që do të shkaktonin vuajtje të menjëhershme të popullit, duke çuar në më shumë protesta në rrugë.
“Ky është spektri që varet nga ekonomia iraniane,” tha z. Mazarei. “Situata aktuale ekonomike nuk është e qëndrueshme.”
Megjithëse realitete të tilla duket se po kufizojnë oreksin e Iranit për përshkallëzim, disa ekspertë sugjerojnë se forcat e rrepta të regjimit mund të përqafojnë armiqësitë me Shtetet e Bashkuara si një mjet për të stimuluar ekonominë e rënë.
Irani është përqendruar vitet e fundit në falsifikimin e një të ashtuquajture ekonomie rezistence në të cilën shteti ka investuar në mënyrë agresive, duke subvencionuar industri strategjike, ndërsa ka kërkuar të zëvendësojë prodhimin vendas me mallrat e importuara.
Kjo strategji ka qenë joefikase, thonë ekonomistët, duke shtuar tensionet në buxhetin e Iranit dhe sistemin bankar, por duket se kjo nga ana tjetër ka rritur punësimin. Përkrahësit e kësaj rruge të vështirë mund të jenë të gatshëm për të parë një luftë me armikun e Iranit, Shtetet e Bashkuara, si një mundësi për të zgjeruar ekonominë ndërsa nxisin zemërimin nacionalist.
“Do të ketë nga ata që do të argumentojnë se ne nuk mund ta përballojmë situatën e tanishme nëse nuk kemi një luftë,” tha Yassamine Mather, një ekonomist politik në Universitetin e Oksfordit.
“Për qeverinë iraniane, të jetosh në krizë është e mirë. Gjithmonë ka qenë mirë, sepse ju mund të fajësoni këdo për të gjitha problemet ekonomike, për sanksionet ose për kërcënimin që vjen nga lufta. Në dy vitet e fundit, Irani ka kërkuar këto aventura si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga problemet ekonomike.
Ekspertët supozojnë se shqetësimet ekonomike nuk do të jenë parësore. Udhëheqësit e Iranit i japin përparësi një qëllimi parësor- mbijetesës së tyre.
Nëse konfrontimi me fuqitë e jashtme duket premtuese si një mjet për të forcuar qëndrimin e tyre në pushtet, udhëheqja mund të pranojë dhimbjen ekonomike si një kosto të nevojshme.
Ata janë të gatshëm t’i varfërojnë njerëzit vetëm që të qëndrojnë në pushtet,” tha Sanam Vakil, zëvendës drejtor i programit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në Chatham House, një institucion kërkimi në Londër.
“Republika Islamike nuk merr vendime bazuar në rezultate thjesht ekonomike”.
Por udhëheqësit e Iranit kanë nevojë vetëm për anketimin e rajonit të tyre për të njohur rreziqet që shqetësimi ekonomik mund t’u paraqesë fuqive të mëdha.
Në muajt e fundit, Iraku dhe Libani kanë parë demonstrata të tërbuara, të nxitura pjesërisht duke çuar në rënien e standardeve të jetësës në mes të korrupsionit dhe abuzimit të pushtetit.
Kohët e fundit gjatë muajit nëntor, gjendja e rrezikshme ekonomike e Iranit paraqiti një kërcënim themelor për regjimin.
Ndërsa qeveria u përpoq për të siguruar para për të financuar ndihma për të varfërit dhe të papunët, ajo hoqi subvencione në benzinë, duke rritur çmimin e karburantit deri në 200 përqind.
Kjo nxiti protesta të zemëruara në rrugët e qyteteve iraniane, me protestuesit që kërkuan hapur dëbimin e Presidentit Hassan Rouhani.
“Kjo është një shenjë se sa presion kanë ata,” tha Maya Senussi, një ekspert i Lindjes së Mesme në Oxford Economyics në Londër.
Mbas vrasjes së gjeneralit Soleiman, zoti Trump duket se lehtësoi në mënyrë efektive udhëheqjen e këtij presioni, duke rritur forcën e sanksioneve të tij, thonë ekspertët.
Brenda Iranit, vrasja u quajt si një shkelje e sovranitetit kombëtar dhe prova që Shtetet e Bashkuara kishin një qëllim negativ.
Ajo bllokoi ankesat që nxitën demonstratat e nëntorit – ankesat për rritjen e çmimeve, akuzat për korrupsion dhe keqpërdorime ekonomike në mes të udhëheqjes – duke i zëvendësuar ato me zi për një njeri të cilësuar si një hero kombëtar.
Një vend i mbushur me ankesa që drejtonin zemërimin e tyre drejtpërdrejt tek Shtetet e Bashkuara.
“Vrasja e Soleimanit përfaqëson një pellg ujëmbledhës, jo vetëm larg vëmendjes të problemeve të brendshme, por edhe mashtrimit të iranianëve rreth flamurit të tyre,” tha Faëaz A. Gerges, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkollën e Ekonomisë në Londër.
Z. Trump i kishte dhënë udhëheqjes iraniane “kohë dhe hapësirë për të ndryshuar bisedën”, shtoi ai. Iranianët nuk ishin më duke u përqendruar në “politikat e gabuara dhe të dështuara ekonomike të regjimit iranian”, por përkundrazi në “agresionin arrogant të Shteteve të Bashkuara kundër kombit iranian”.
Por më pas erdhi pranimi i qeverisë se ishte përgjegjës për rrëzimin e avionit me pasagjerë Ukrainas. Tani, udhëheqësit e Iranit e gjejnë përsëri veten në dyshime persa i përket demonstratave të zemëruara në rrugë.
Tani për tani, regjimi po kërkon që qetësojë protestat së bashku me policinë dhe ti paralajmërojë protestuesit të shkojnë në shtëpi.
Por nëse zemërimi i popullit vazhdon, forcat e ashpra iraniane mund të përdorin interesat amerikane me shpresën se konfrontimi do ta detyrojë zotin Trump të negociojë një marrëveshje drejt eliminimit të sanksioneve.
Irani mund të kërcënojë me anijet që transportojnë naftë përmes ngushticës së Hormuzit, rrugëkalimi i cili transporton më shumë se një të pestën e naftës në botë.
Kjo mund të shkaktojë alarm në tregjet botërore ndërsa kufizon rritjen globale ekonomike, duke rrezikuar potencialisht ofertën për rizgjedhje të zotit Trump.
Irani më parë kishte një rrugë ndryshe drejt lehtësimit nga sanksionet: Sipas një marrëveshje të vitit 2015 të krijuar nga Presidenti Barack Obama, sanksionet u hoqën në këmbim të premtimit të Iranit për të shkatërruar pjesë të mëdha të programit të tij bërthamor.
Por kur zoti Trump mori detyrën, ai hoqi dorë nga ajo marrëveshje dhe rifilloi sanksionet.
Udhëheqja iraniane ka gjykuar mbështetjen e Evropës për rifillimin e marrëveshjes bërthamore, duke kërkuar të shfrytëzojë divergjencën midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
Evropianët kanë qenë të pakënaqur për sanksionet e rinovuara të zotit Trump, të cilat kanë hequr shpresat e kompanive gjermane, franceze dhe italiane që kishin parë Iranin për mundësi të zgjeruara biznesi.
Çfarëdo që të vijë më tej, udhëheqja e Iranit është e vetëdijshme se largimi nga sanksionet amerikane është e vetmja rrugë për të ngritur ekonominë e saj, thonë ekspertët.
Marrëveshja bërthamore kishte për qëllim t’u jepte udhëheqësve të Iranit një nxitje për të zvogëluar armiqësinë si një mënyrë për të kërkuar çlirimin nga sanksionet.
Heqja dorë nga marrëveshja e zotit Trump i detyroi ata të ndjekin vetëm një qëllim – konfrontimin.
“Ata e shohin përshkallëzimin si mënyrën e vetme për bisedime,” tha znj. Vakil. “Ata nuk mund të dorëzohen dhe të vijnë në tryezën e bisedimeve. Ata nuk mund të bëjnë kompromis, sepse kjo do të tregonte dobësi.
Duke demonstruar se ata janë të patrembur, ata po përpiqen të krijojnë mure”. /Marrë nga NYT, përktheu: Sonila Backa-abcnews.al